Forcat turke zhvilluan softuerë për dronë gjurmues për terroristët

“Me softuerin e sapozhvilluar në dronët tanë, terroristët nuk do të jenë në gjendje të lëvizin edhe në malet më të pacenuar. Në maj e gjithë bota do të flasë për këto programe”, tha Soylu

Ministri i Punëve të Brendshme i Turqisë, Suleyman Soylu, bëri të ditur se forcat turke posedojnë program të ri për dronë, me ndihmën e të cilëve me saktësi dhe sukses të madh zbulojnë dhe lokalizojnë terroristët në arrati, raporton Anadolu Agency (AA).

“Me softuerin e sapozhvilluar në dronët tanë, terroristët nuk do të jenë në gjendje të lëvizin edhe në malet më të pacenuar. Në maj e gjithë bota do të flasë për këto programe”, tha Soylu në një tubim në Ankara.

Duke theksuar se organizata terroriste PKK regjistron numrin më të vogël të terroristëve në histori, Soylu tha se gjatë dy viteve të fundit, gjithsej 294 terroristë u bashkuan me grupin. Ai shtoi se vitet e kaluara ishte rasti me mijëra terroristë të rinj.

“Më shumë se 800 terroristë të PKK-së janë dorëzuar tek forcat turke gjatë dy viteve të fundit. Që nga fillimi i këtij viti, 42 terroristë janë dorëzuar në polici,” tha Soylu.

PKK është një organizatë separatiste e cila gjendet në listën e grupeve terroriste në Turqi, Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA). Gjatë fushatës së armatosur tre dekadëshe kundër Turqisë, terroristët e PKK-së vranë të paktën 40.000 persona.