Formula 1, Hamilton, piloti më i paguar

Risia në kalendarin e vitit 2021 është Grand Prix i parë në Arabinë Saudite, e cila do të jetë fundjava e garës së parafundit, para finales në Abu Dhabi.

Pas sezonit të kaluar të ndërlikuar, kampionati automobilistik më i famshëm në botë është gati të ndezë sërish motorët. Grand Prix i parë sezonal do të zhvillohet të dielën, më 28 mars, në cirkuitin e Sakhir, në Bahrejn.

10 skuderitë janë gati për këtë vit, me 23 garat, që do të mbyllen në Etihad Airways Formula One Abu Dhabi Grand Prix më 12 dhjetor.

Risia në kalendarin e vitit 2021 është Grand Prix i parë në Arabinë Saudite, e cila do të jetë fundjava e garës së parafundit, para finales në Abu Dhabi.

Me fillimin e këtij sezoni, Spotrac ka bërë klasifikimin e pilotëve më të paguar në botë.

Sipas Spotrac, i pari, jo vetëm në cirkuit, mbetet disa herë kampioni Lewis Hamilton, i cili edhe këtë vit është piloti më i paguar, pas rinovimit të fundit. Në vend të dytë, veterani Fernando Alonso, i cili rikthehet në Formula 1 me skuderinë Alpine-Renault. Podiumi mbyllet me Max Verstappen, me skuderinë Aston Martin Red Bull Racing.

Në vend të shtatë dhe të nëntë janë dy pilotët e skuderisë së Ferrari-t, Charles Leclerc dhe Carlos Sainz.

Më poshtë renditja e gjithë pilotëve të Formula 1 sipas pagave

  • Lewis Hamilton, Mercedes: $55,000,000
  • Fernando Alonso, Alpine: $20,500,000
  • Max Verstappen, Red Bull: $19,130,000
  • Sebastian Vettel, Aston Martin: $17,000,000
  • Daniel Ricciardo, McLaren: $17,000,000
  • Valtteri Bottas, Mercedes: $11,000,000
  • Charles Lecler, Ferrari: $11,000,000
  • Kimi Raikkonen, Alfa Romeo: $7,525,000
  • Carlos Sainz, Ferrari: $6,841,000
  • Esteban Ocon, Alpine: $4,652,000
  • Sergio Perez, Red Bull: $3,420,000
  • Lance Stroll, Aston Martin: $1,915,000
  • Lando Norris, McLaren: $1,915,000
  • Pierre Gasly, AlphaTauri: $1,915,000
  • Nikita Mazepin, Haas: nuk dihet
  • Nicholas Latifi, Williams: $958,000
  • George Russell, Williams: $958,000
  • Mick Schumacher, Haas: nuk dihet
  • Yuki Tsunoda, AlphaTauri: nuk dihet
  • Antonio Giovinazzi, Alfa Romeo: $684,000

/Monitor