FOTO/ 8 burra në Elbasan ia shtrojnë me raki në lokal, pamjet tronditëse si rrinë ngjitur njëri me tjetrin, policia gjobiti administratorin

Pa maska, pa doreza e pa dezinfektantë ata vijojnë jetën e tyre të qetë, sikur njerëzimi të mos ishte në mesin e një pandemie.
Policia e Shtetit njoftoi sot se ka vijuar me planin e masave për të ndëshkuar të gjithë personat që shkelin karantinën. Në pamjet e shpërndarë nga policia, një subjekt i gjobitur me 100.000 lekë të reja gjobë është edhe një kafene e vogël në Elbasan.Pamjet janë tronditëse. Në një hapësirë tejet të ngushtë, 8 burra qëndrojnë ngjitur njëri me tjetrin dhe pinë kafe e raki.
Foto nga Elbasani

Pa maska, pa doreza e pa dezinfektantë ata vijojnë jetën e tyre të qetë, sikur njerëzimi të mos ishte në mesin e një pandemie. Ndërkohë që Elbasani ka plot 15 të infektuar në një mënyrë të ngjashme përmes një restoranti i cili qëndroi hapur edhe pas vendosjes së masave nga qeveria.

416 të infektuar dhe 23 viktima, ky është bilanci i koronavirusit në Shqipëri. Sot janë shënuar raste të reja në Shkodër dhe Tiranë, ndërkohë që 182 persona janë shëruar tërësisht nga pandemia. Deri më tani, të shtruar në spital janë 56 persona, dhe vetëm njëri është i intubuar. Ministria e Shëndetësisë sërish thirrje për respektimin e masave.