FOTO/ Lulzim Basha dhe bashkëshortja e tij kryejnë homazhe për ndarjen nga jeta të Bashkim Finos

Basha nuk zgjodhi që të dalë në një deklaratë për mediat pas daljes nga Pallati i Kongreseve.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha së bashku me bashkëshorten Aurela Bashën kanë qënë prezent në Pallatin e Kongreseve për të kryer homazhet për ndarjen nga jeta të Bashkim Finos.

Basha nuk zgjodhi që të dalë në një deklaratë për mediat pas daljes nga Pallati i Kongreseve.

Bashkim Fino mbylli sytë sot në orën 04:00 të mëngjesit të sotëm. Ai ishte infektuar me Covid-19 që nga 13 marsi, virus të cilin nuk e mposhti dot. Fino ka pësuar një arrest kardiak që i shkaktoi vdekjen. Pas vdekjes, politika PD e PS u bë bashkë dhe të gjithë ngushëlluan familjen për humbjen e Finos.