FOTO/ Në gjendje të rëndë shëndetësore, i dënuari i ‘313’-s mbërrin tek Infektivi, pozitiv me Covid-19

Mësohet se i dënuari vjen nga 313-ta, ndërkohë që nuk dihet identiteti i tij. Të pajisur me maska, doreza e masa mbrojtëse, policët kanë kanë bërë shoqërimin e tij deri te Urgjenca Infektive.

Një i burgosur ka mbërritur në Spitalin e Infektivit, pasi ka rezulturar pozitiv me Covid-19 dhe gjendja e tij shëndetësore është rënduar. Në foton e publikuar nga Report Tv, shihet momenti kur i burgosuri është sjellë me ambulancë pranë Infektivit.