FOTO/ ProCredit me të njëjtën shkelje si FiBank, dekonspiron të dhënat konfidenciale të klientëve në duart e Komisionit Hetimor

  ProCredit Bank ka bërë të njëjtën shkelje si FiBank e cila vetëm pak ditë më parë, totalisht në shkelje të ligjit dekonspiroi të dhënat konfidenciale të klientëve të tyre, duke i kaluar në duart e anëtarëve të komisionit hetimor për konçensionin e inceneratorëve. E këta të fundit, duke qenë se mbledhjet i zhvillojnë online,…

 

ProCredit Bank ka bërë të njëjtën shkelje si FiBank e cila vetëm pak ditë më parë, totalisht në shkelje të ligjit dekonspiroi të dhënat konfidenciale të klientëve të tyre, duke i kaluar në duart e anëtarëve të komisionit hetimor për konçensionin e inceneratorëve.

E këta të fundit, duke qenë se mbledhjet i zhvillojnë online, bën që të gjitha të dhënat e personave që Partia Demokratike mendon se kanë lidhje me kompanitë koncensionare të inceneratorëve të rrjedhin në media.

Dosja.al ka siguruar kërkesën e Kuvendit që u është dërguar bankave të nivelit të dytë përmes të cilës kërkohen informacione mbi klientët e tyre. Ajo që vihet re është se klientët janë vendosur vetëm me emër e mbiemër, pa u caktuar atësia, duke bërë që informacioni i dalë nga bankat të mos jetë i saktë e të rrjedhje të informacioneve të personave që nuk janë të përfshirë në këto dosje.

Në përgjigjen e dhënë nga ProCredit Bank dërguar Genci Gjoncajt sërish shihet një përmbledhje e të dhënave me vetëm emrin dhe mbiemrin e klientëve duke bërë që të ketë ngatërrim emrash e qarkullim të të dhënave të personave që mund të kenë të njëjtat gjeneralitete, por të mos jenë personat për të cilët Partia Demokratike kërkon të dhëna.

Disa banka të tjera kanë refuzuar dhënien e informacionit kofidencial për klientët e tyre, në përputhje me ligjin shqiptar nr. 9887, datë 10/03/2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale” si dhe në bazë të ligjit për sekretin bankar, kur informacionet konfidenciale mund t’u dorëzohen personave të tretë vetëm me autorizim të vetë klientëve. Një prej tyre është edhe Raiffeisen Bank.