Lajmi është konfirmuar nga Federata Ganeze e Futbollit, e cila u ka përcjellë ngushëllimet familjarëve të viktimave, ndërsa ka konfirmuar se në autbous ishin fëmijë të moshës 12 deri në 16 vjeç, të cilët kishin udhëtuar për t’u regjistruar në një nga ligat e vendit.
Ende nuk janë zbardhur shkaqet e aksidentit, por mediat lokale në Ganë paraprakisht raportojnë se dyshimet e para janë që autobusi ka qenë me shpejtësi tej normave të lejuara dhe ka përfunduar në lumë.