Franca merr vendimin për t’u izoluar duke nisur nga e premtja

“Shkollat dhe çerdhet do të qëndrojnë të hapura,”

Presidenti francez Emanuel Macron ka njoftuar për masat kufizuese që do të rifuten në gjithë vendin që nga mesnata e së enjtes me qëllim luftimin e rasteve në rritje me COVID-19.

“Shkollat dhe çerdhet do të qëndrojnë të hapura,” – shtoi ai.

Sipas deklaratës së Macron përparimi i virusit në Francë ka tejkaluar edhe parashikimet më pesimiste.

Puna nga shtëpia do të kryhet aty ku është e mundur ndërkohë që qytetarët do të mund të dalin nga shtëpia për të shkuar në punë, për të ndihmuar ata që janë më të ekspozuar ndaj virusit dhe për të bërë pazare ushqimesh. /Euronews