Franca raporton 764 viktima të reja nga koronavirusi

Që nga shpërthimi i koronavirusit, numri i vdekjeve në spitale është 10.129, ndërsa numri i vdekjeve në shtëpitë e pleqve është 5.600. 

Përderisa hyn në javën e katërt të bllokimit Franca ka raportuar 762 vdekje të reja nga koronavirusi i ri (COVID-19), duke e çuar në 15.729 numrin e përgjithshëm të viktimave nga ky virus në vend, transmeton Anadolu Agency (AA).

Që nga shpërthimi i koronavirusit, numri i vdekjeve në spitale është 10.129, ndërsa numri i vdekjeve në shtëpitë e pleqve është 5.600.

Deri më tani janë raportuar gjithsej 103.573 raste të konfirmuara me koronavirus.

Autoritetet shëndetësore franceze njoftojnë se numri i përgjithshëm i pacientëve në kujdesin intensiv është 6.730, shifër e cila shënon rënie për 91 pacientë nga dita e djeshme.

Trajtim në spital marrin gjithsej 71.903 pacientë, ndërsa numri i pacientëve që janë shëruar deri më tani është 28.805.

Presidenti francez, Emmanuel Macron, dje njoftoi një zgjatje të bllokimit që për herë të parë u shpall më 17 mars dhe zgjatja e fundit do të jetë në fuqi deri më 11 maj.

Koronavirusi, i cili për herë të parë u shfaq dhjetorin e kaluar në Wuhan të Kinës, deri më tani është përhapur në mbarë botën, ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) shpërthimin e ka shpallur pandemi globale.

Bazuar në të dhënat e Universitetit John Hopkins me qendër në SHBA, numri i personave të infektuar nga COVID-19 ka tejkaluar shifrën 1.9 milionë, me rreth 122 mijë të vdekur dhe rreth 468 mijë të shëruar.