Franca, Rusia dhe Irani zgjedhjet në Venezuelë i cilësojnë si “të paligjshme”

"Pasi që Nicolas Maduro u zgjodh në mënyrë të paligjshme në maj të vitit 2018, Evropa mbështet rindërtimin e demokracisë", tha Macron

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha se Evropa mbështet rindërtimin e demokracisë në Venezuelë pasi presidenti i vendit Nicolas Maduro në maj të vitit 2018 është zgjedhur në këtë detyrë në mënyrë të “paligjshme”, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Pasi që Nicolas Maduro u zgjodh në mënyrë të paligjshme në maj të vitit 2018, Evropa mbështet rindërtimin e demokracisë. Përshëndes guximin e mijërave venezuelasve që marshojnë për lirinë e tyre”, ka shkruar Macron në llogarinë e tij në rrjetin social.

Kreu i Asamblesë Kombëtare të Venezuelës, Juan Guaido, shpalli veten president gjatë protestave të djeshme anti-qeveritare në Karakas duke theksuar se nuk njohin qeverinë e presidentit Nicolas Maduro.

Ndërkaq, presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi se mbështet Guaido-n si president të përkohshëm të Venezuelës. Po ashtu, edhe Kanadaja dhe vendet e amerikës jugore si Brazili, Kolumbia dhe Paraguaji, kanë njoftuar njohjen e Guaidos si presidenti të përkohshëm të Venezuelës.

Nga ana tjetër, disa vende përfshirë Turqinë, Rusinë, Kinën, Iranin, Bolivinë dhe Meksikën, kanë shprehur mbështetje për presidentin e Venezuelës, Nicolas Maduro, i cili mbrëmë njoftoi ndërprerjen e të gjitha marrëdhënieve me SHBA-të, të cilën e akuzoi për “organizim të puçit kundër qeverisë legjitime” të vendit të tij dhe u dha afat prej 72 orëve diplomatëve amerikanë të largohen nga Venezuela.

 Irani mbështet qeverinë e Venezuelës dhe popullin e saj kundër çdo ndërhyrje të jashtme dhe tentimit të grusht shtetit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i Ministrisë iraniane të Punëve të Jashtme, Bahram Qassemi, komentoi veprimin e presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, i cili mbështeti opozitën venezueliane dhe udhëheqësin e saj Juan Guaido, i cili dje shpall veten si president i përkohshëm i shtetit.

“Irani është kundër të gjitha veprimeve jolegjitimi apo ndërhyrjeve në punët e brendshme të Venezuelës. Sa i përket grusht shtetit dhe politikave kundër popullit, Irani mbështet popullin dhe Qeverinë e Venezuelës”, tha Qassemi, duke kritikuar veprimin e SHBA-ve për njohjen e Guaido-s si president të përkohshëm të vendit.

Qassemi më tej theksoi se populli dhe Qeveria e Venezuelës janë ata që duhet në afatin sa më të shkurtër, në mënyrë të qetë dhe paqësore të zgjidhin të gjitha mosmarrëveshjet politike dhe problemet në vend.

Venezuela është përfshirë nga protesta masive të udhëhequra nga opozita që mban shumicën në parlamentin e vendit. Protestat në Venezuelë filluan më 10 janar, në ditën kur Nicolas Maduro dha betimin dhe filloi mandatin e dytë të tij si president i vendit.

Presidenti Maduro mbrëmë njoftoi pezullimin e marrëdhënieve diplomatike me SHBA-të, duke u caktuar një afat përfundimtar diplomatëve amerikanë për t’u larguar brenda 72 orëve nga ky shtet i Amerikës Latine.

Maduro me muaj të tërë ka akuzuar Washingtonin se zhvillon një luftë ekonomike dhe fushatë politike kundër tij dhe Venezuelës.

 Zëdhënësi i Kremlinit, Dimitriy Peskov, ka paralajmëruar vendet e treta që ndërhyjnë në politikën e brendshme të Venezuelë, duke deklaruar se tentativën e opozitës për të marrë në dorë pushtetin në Venezuelë e vlerësojnë “të paligjshme”, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë në Moskë, Peskov tha se Rusia njeh Niciolas Maduro si president të vetëm legjitim të Venezuelës.

“Ne jemi të shqetësuar për deklaratat që nënkuptojnë ndërhyrje në politikën e brendshme të vendit. Ne besojmë se kjo ndërhyrje është e papranueshme dhe ka efekte jashtëzakonisht negative. I shohim shumë të rrezikshme spekulimet në lidhje me ndonjë bastisje”, theksoi Peskov, duke konsideruar se janë “për të ardhur keq” zhvillimet në Venezuelë.

Pasi ka theksuar se Rusia e sheh si partner strategjik Venezuelën, Peskov është shprehur se, “E vlerësojmë të paligjshme tentativën e opozitës për të marrë në dorë pushtetin në Venezuelë. Besojmë se hapat e tilla shkelin parimet themelore të së drejtës ndërkombëtare”.

Kreu i Asamblesë Kombëtare të Venezuelës, Juan Guaido, shpalli veten president gjatë protestave anti-qeveritare në Karakas duke theksuar se nuk njohin qeverinë e presidentit Nicolas Maduro.

Ndërsa, presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi se mbështet Guaido-n si “president të përkohshëm” të Venezuelës. Pas kësaj disa vende morën vendime në anën e SHBA-ve, ndërsa disa të tjera duke përfshirën edhe Turqinë reagun ndaj këtij vendimi.