Franca shënon 642 të vdekur në orët e fundit, 19 323 viktima nga koronavirusi në total

Sakaq, numri i të infektuarve nga koronavirusi në Francë deri tani është 147 969 vetë.

Franca është ndër shtetet më të goditura nga koronavirusi në Europë.

Në shtetin francez, në 24 orët e fundit janë regjistruar 642 të vdekur nga virusi.

Numri i viktimave në total nga Covid-19 në Francë ka shkuar në 19 323 persona, transmeton Koha Jonë.

Sakaq, numri i të infektuarve nga koronavirusi në Francë deri tani është 147 969 vetë.

Në të gjithë botën, deri në këto momente, kanë vdekur nga Covid-19, 158 705 persona. Ndërsa, numri i të infektuarve nga Covid-19 në mbarë globin ka shkuar në 2 306 588 njerëz.