Franca thërret për konsultime ambasadorin e saj në Turqi

Në një kumtesë nga Pallatit Elysee thuhet se komentet e presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, për homologun e tij francez Emmanuel Macron janë "të papranueshme"

Franca thirri sot për konsultime ambasadorin e saj në Turqi, Herve Magro, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një kumtesë nga Pallatit Elysee thuhet se komentet e presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, për homologun e tij francez Emmanuel Macron janë “të papranueshme”.

Më herët gjatë ditës, Erdoğan iu përgjigj vërejtjeve të Macronit në të cilat ky i fundit kishte akuzuar muslimanët për “separatizëm” dhe e përshkroi Islamin si “një fe në krizë në të gjithë botën”.

“Cili është problemi i Macronit me islamin? Cili është problemi i tij me myslimanët? Ai ka nevojë për kontrolle psikike. Çfarë tjetër mund t’i themi një presidenti që nuk e kupton lirinë e besimit dhe sillet në këtë mënyrë me miliona pjesëtarë të besimit të ndryshëm që jetojnë në vendin e tij?”, u shpreh Erdoğan.