Franca thyen rekordin, humbin jetën 1427 persona në 24 orë nga pandemia

“Epidemia e koronavirusit vazhdon të përparojë”, – tha Jerome Salomon, drejtori i përgjithshëm i shëndetësisë.

Me 1 427 persona që humbën jetën në 24 orët e fundit Franca ka tashmë mbi 10 mijë jetë të humbura nga pandemia (10 328 për të qenë më të saktë). Pas Italisë dhe Spanjës, Franca është vendi i tretë në Europë dhe i katërti në botë për rastet e vdekjeve, transmeton Lapsi.

“Epidemia e koronavirusit vazhdon të përparojë”, – tha Jerome Salomon, drejtori i përgjithshëm i shëndetësisë. Gjysma e viktimave ditore janë në spitale ndërsa pjesa tjetër në azilet e të moshuarve.