Franca u bën thirrje shteteve arabe të ndërpresin thirrjet për bojkot

Disa grupe tregtare arabe njoftuan bojkotimin e produkteve franceze në përgjigje të deklaratave kundër Islamit dhe ribotimit të karikaturave që fyejnë profetin Muhamed

Franca u bëri thirrje dje shteteve arabe të ndalojnë thirrjet për bojkot të produkteve franceze, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Këto thirrje për bojkot dhe sulme ndaj vendit tonë, të nxitura nga një pakicë radikale, janë të pabaza dhe duhet të ndalen menjëherë”, tha në një deklaratë zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Franceze, Agnes von der Muhll.

Më parë, disa grupe tregtare arabe njoftuan bojkotimin e produkteve franceze në përgjigje të deklaratave kundër Islamit dhe ribotimit të karikaturave që fyejnë profetin Muhamed.Franca u bën thirrje shteteve arabe të ndërpresin thirrjet për bojkot

Javët e fundit, presidenti francez Emmanuel Macron sulmoi Islamin dhe muslimanët, duke akuzuar muslimanët për “separatizëm”. Ai e përshkroi Islamin si një “fe në krizë në gjithë botën”.

Kjo përkoi me një veprim provokues nga Charlie Hebdo, një revistë e majtë franceze famëkeqe për botimin e karikaturave anti-islame, të cilat kanë tërhequr zemërim të gjerë në gjithë botën islame.

Muajin e kaluar, revista ribotoi karikaturat që fyejnë Islamin dhe profetin Muhamed.

Karikaturat u botuan për herë të parë në vitin 2006 nga një gazetë daneze Jylllands Posten, duke shkaktuar një valë protestash.