Zëdhënësja e Qeverisë, Sibeth Ndiaye në konferencën që mbajti për gazetarët pas mbledhjes së Kabinetit (Këshillit të Ministrave) tha se Kryeministri Philippe pas zgjedhjeve evropiane të javës së kaluar më 12 qershor do të bëjë deklarata në lidhje me objektivat dhe politikën që do të ndjekë qeveria, raporton TRT Shqip.
Partia në pushtet në Francë, “Lëvizja për Marshim Republikan” (LREM) ka 306 deputetë në Asamblenë Kombëtare me 577 vende gjithsej.



