Francë, qindra të lënduar dhe të ndaluar në protestat e djeshme

Protestat e organizuara kundër rritjes së çmimit të derivateve u mbështetën nga rreth 287 mijë njerëz

 Gjatë protestave të organizuara dje në Francë janë lënduar 409 persona ndërsa 157 të tjerë u ndaluan, njoftoi Ministria e Brendshme franceze, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas njoftimit, në protesta kanë marrë pjesë rreth 287 mijë njerëz.

Protestat u organizuan në shenjë pakënaqësie për rritjen e çmimit të derivateve.

Pati edhe bllokadë të komunikacionit në mbarë vendin.