Fregatat dhe varkat ofansive turke dhe spanjolle trajnim në Detin Egje

Trajnimi është realizuar nga fregatat dhe varkat që janë në detyrë në kuadër të Task Grupit të Përhershëm Detar të NATO-s-2 (SNMG-2)

Fregatat dhe varkat ofensive turke dhe spanjolle që veprojnë në kuadër të Task Grupit të Përhershëm Detar të NATO-s-2 (SNMG-2) kanë zhvilluar një trajnim në Detin Egje, njoftoi Ministria turke e Mbrojtjes, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Fregata spanjolle ESPS ALVARO DE BAZAN dhe fregata TCG YILDIRIM, si dhe varkat ofensive TCG DOĞAN dhe TCG MARTI, që veprojnë në kuadër të Task Grupit të Përhershëm Detar të NATO-s-2 (SNMG-2), zhvilluan trajnime detare më 30 korrik në Egjeun Verior”, tha ministria në një deklaratë.