Frieburgu mposht “Aspirinat” dhe merr vendin e tretë

Frieburgu kthehet tek fitorja në Bundesligë dhe e bën pikërisht ndaj Bayer Leverkusenit, një rival i drejtpërdrejtë për zonën Champions. Në “Europa-Park Stadion”, vendësit fituam 2-1, duke parakaluar në renditje pikërisht “Aspirinat”, që rrëshqasin në vendin e katërt.

Grifo i Frieburgut zhbllokoi takimin në minutën e 33-të me 11-metërsh, megjithatë pjesa e parë u mbyll në ekuilibër, pasi sapo nisi minuta e parë shtesë e këtij fraksioni Aranguiz realizoi për miqtë.

Me fillimin e pjesës së dytë, munguan rastet e pastra për shënim, gjithsesi, do të vinte edhe goli i dytë për Frieburgun, i shënuar nga Schade, pas asistit të marrë nga Demirovic. Përfundimisht 2-1, rezultat që largon hijet e krizës te Frieburgu, ndërsa “Aspirinat” pësuan humbjen e dytë në tri ndeshjet e fundit/

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

supersport