FSHF merr vendimin zyrtarë për aktivitetet sportive

FSHF pezullon të gjitha eventet sportive...

Futbolli ndalet edhe në Shqipëri. Federata Shqiptare e futbollit vendosi të pezullojë të gjithë aktivitetet në vend për shkak të coronavirusit.

Institucioni më i lartë i futbollit në vend doli me një komunikatë për shtyp ku thekson se Komiteti Ekzekutiv i tij e ka monitoruar gjatë gjithë kohës situatën pas shfaqjes së virusit Covid-19 dhe duke parë përshkallëzimin e saj e pas propozimit të bërë nga Komiteti i Emergjencave të FSHF, mori këtë vendim për të pezulluar të gjithë aktivitetet e futbollit, një vendim ky që hyn në fuqi menjëherë dhe që qëndron deri në një njoftim të dytë.

Ndërkaq, FSHF bën të ditur gjithashtu edhe se ditën e martë UEFA do të mbajë një videokonferencë me të gjitha federatat që aderojnë në të ku pritet të merret edhe një vendim për ecurinë e evenimenteve në Kontinentin e Vjetër.