“Ftoj demokratët të marrin pjesë”, Berisha shkon me ‘Foltoren’ e tij të martën në Kukës

‘Foltorja’ e ish-kryeministrit Sali Berisha do të ndalet në Kukës.

Ka qenë vetë zoti Berisha ai që ka njoftuar përmes një statusi në rrjetin social ‘Facebook’ se takimi në fjalë do të mbahet në Pallatin e Kulturës më 12 tetor, në orën 17:30.

“Diten e marte me daten 12 tetor ne ora 17:30 ne Pallatin e Kultures do mbahet “Foltorja: Per nje Parti Demokratike me te bashkuar, me te forte, me te hapur”.
Ftoj demokratet dhe demokratët e Kukesit te marrin pjese. Vetem te bashkuar fitojme! Sb”, shkruan Berisha.