Fundim Gjepalaj hap agroturizëm, merr bekimin e Ramës: Je Johan Cruyff i shefave!

Kryeministri Edi Rama ishte në Shijak ku pa nga afër zhvillimin e biznesit të Fundim Gjepalajt duke i dhënë atij edhe certifikatën Agroturizëm.

Kryeministri Edi Rama ishte në Shijak ku pa nga afër zhvillimin e biznesit të Fundim Gjepalajt duke i dhënë atij edhe certifikatën Agroturizëm.

Rama e quajti ndërtimin si në Toskanë ndërsa tha se Fundim Gjepalaj është një ndër mastershefat më krijues në Shqipëri.

“Fundimi është një grande shef që ka sjellë jo vetëm eksperiencën e jashtëzakonshme të gatimit por ka edhe fantazinë artistike të njeriut që krijon. Je numri 14, je numri i Johan Cruyff. Johan Cruyff i shefave.

Bravo ty dhe djalit për ndërtimin, është një ndërtim si në Toskanë. Përgëzime dhe paçi vetëm fat dhe vullnet për punë. Të tjerat vijnë mbrapa”, u shpreh Rama.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/291226951791004/