Fundosja e motoskafit me emigrantë në Turqi, 2 të vdekur

Roja bregdetare turke njoftoi se 20 emigrantët e shpëtuar janë transportuar në spital, ku dy presona me lëndime serioze ndërruan jetë

Të paktën dy persona kanë humbur jetën pas fundosjes së motoskafit me emigrantë të paregjistruar në Detin Egje pranë qytetit turk Bodrum, raporton Anadolu Agency (AA).

Vendasit e Gumbet lajmëruan policinë se kanë dëgjuar emigrantët duke kërkuar ndihmë, pas së cilës në vendin e fatkeqësisë mbërritën ekipet e shpëtimit të Rojes bregdetare turke.

Motoskafi “Ela” i gjatë rreth 6 metra u fundos me rreth 30 emigrantë të paregjistruar, në mesin e të cilëve kishte gra dhe fëmijë.

Roja bregdetare turke njoftoi se 20 emigrantët e shpëtuar janë transportuar në spital, ku dy presona me lëndime serioze ndërruan jetë.