Fushata përmbyllëse për 6 marsin/ Berisha nga Shkodra: Votoni për pranverën e shpresës së madhe

Ish-kreu i PD-së, Sali Berisha zgjodhi Shkodrën në fushatën përmbyllëse të fushatës së zgjedhjeve të pjesshme vendore të 6 marsit.

“Shkodra është një mrekulli e pashoqe për shpirtin e njerëzve të saj. Voton për qytetarët e saj, për një pranverë shprese të madhe, për të dëshmuar mbështetjen e saj të fuqishme për opozitën e fuqishme, voton për të çelur dyert për zgjedhjet e reja të parakohshme parlamentare që kanë një zgjedhje vendimtare. Vota e Shkodrës është votë për shpresën, për besimin për të ecur të sigurt drejt fitores përfundimtare. Sot në të njëjtën kohë dhe orë pengmarrësi kishte marrë edhe pengun me vete. Ishte e shëmtuar se si kishin ardhur në ndihmë të njërit tjetrit. Thirrja ime për të gjithë qytetarët e Shkodrës, votoni Bardh Spahinë, kandidatin e Shtëpisë së Lirisë, do të jetë një shërbëtor i bindur dhe i përkushtuar i juaji”, tha Berisha.