Gjashtë shtetet e Detit të Kuq zhvillojnë manovër ushtarake

Manovra ushtarake është planifikuar të zhvillohet deri të enjten

Manovra ushtarake midis gjashtë vendeve të Detit të Kuq filloi sot në Arabinë Saudite, njofton agjencia zyrtare saudite e lajmeve SPA, transmeton Anadolu Agency (AA).

Manovra “Vala e Kuqe 1” ka bashkuar forcat detare të Arabisë Saudite, Egjiptit, Jordanisë, Sudanit, Jemenit dhe Xhibutit, ndërsa në cilësinë e vëzhguesit merr pjesë edhe Somalia.

“Manovra ka për qëllim forcimin e sigurisë detare të vendeve që kufizojnë Detin e Kuq, të mbrojë ujërat territoriale, të përmirësojë bashkëpunimin ushtarak dhe të shkëmbejë ekspertizën luftarake”, tha komandanti i flotës perëndimore të Arabisë Saudite, gjeneral majori Saqr bin Mohammed al-Harbi.

Manovra ushtarake është planifikuar të zhvillohet deri të enjten.

SPA nuk zbuloi detaje të mëtejshme rreth numrit të forcave të përfshira në manovër.