Gjatë pandemisë 31 mijë shqiptarë vendosën linjën fikse të internetit në shtëpi

Ndërsa rritja në krahasim me të njëtin tremujor të vitit 2019 është rreth 15.6%.

Pandemia COVID-19 i bëri qytetarët shqiptarë që të përdorin më shumë internetin përmes linjave fikse, kjo edhe për shkak se një pjesë e madhe u detyruan të punonin nga shtëpia gjatë periudhës së karantinës dhe interenti fiks u bë mjet i domosdoshëm. Referuar të dhënave zyrtare të Autoritetit të Komunikimeve Elektronik dhe Postare(AKEP), në harkun kohor Prill-Qershor 2020, numri i pajtimtarëve më akses Broadband në internet nga rrjete fikse në arriti në rreth 462 mijë, që përbën një një rritje me 7.3% në krahasim me tremujorin e mëparshëm, ku regjistrohen 31 635 abonentë të rinj të internetit në shtëpi.

  • Ndërsa rritja në krahasim me të njëtin tremujor të vitit 2019 është rreth 15.6%.  Nga ana tjetër edhe numri i pajtimtarëve të rrjeteve fikse që kanë akses në shërbime të integruara (Telefoni/Internet/TV) në fund të 3 mujorit të dytë 2020 arriti në rreth 275 mijë, një rritje kjo me 5% në krahasim me tremujorin e mëparshëm dhe rritje me 19.1% krahasuar me Prill-Qershor 2020.  Ndërsa me rënie paraqitet numri i pajtimtarëve të linjave të telefonisë fikse gjatë kësaj periudhe duke u regjistruar rreth 236 mijë, që përbën një rënie me 0.94% në krahasim me tremujorin e pare 2020 dhe një rënie me 5.1% në krahasim me të njëjtën periudhë të 20109-ës.

Interneti nga rrjetet fikse

Janar-Mars 2020       430,633 pajtimtarë

Prill-Qershor 2020    462,268 pajtimtarë