Gjendet i pajetë 29-vjeçari në Shkodër, dyshohet se ka vdekur disa ditë më parë nga…

Policia njofton se A.D, dyshohet se ka humbur jetën ditë më parë për shkak të përdorimit të drogës.

Një 29-vjeçar është gjetur i vdekur në një banesë të pabanuar në Shkodër.

Policia njofton se A.D, dyshohet se ka humbur jetën ditë më parë për shkak të përdorimit të drogës.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Shkodër/Informacion paraprak

Më datë 13.06.2021,  rreth orës 20:20, në një banesë dykatëshe të pabanuar  në lagjen “Ahmet Haxhija”, Shkodër, është gjetur pa shenja jete  shtetasi A. D. 29 vjeç.

Nga veprimet e para hetimore të kryera nga grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën disa ditë më parë si pasojë  e perdorimit të tepërt të lëndëve narkotike.

Vijon puna për sqarimin e  plotë të rrethanave të ngjarjes.