Gjendet një grua e pajetë në Shkodër

Ka plagë të shumta në trup me mjet prerës...

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në qytetin e Shkodrës.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se një grua është gjendur pa shenja jete në banesën e saj, në zonën e njohur si “Pallati 8 katësh”. Shtetases i janë gjetur shenja në trup të shkaktuara nga një mjet prerës.

E ndjera është gjetur pa shenja jete nga fëmijet, pasi janë kthyer nga shkolla. Bashkëshorti i saj jeton në Gjermani. Sipas policisë, dyshohet se për një vetëvrasje në kushtet e një gjendjeje të rëndë psikologjike.

Efektivët ndodhen në vendngjarje për të hetuar mbi shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë si dhe pë identitetin e saj.