Një trup i pajetë i një gruaje është gjetur në detin e Durrësit. Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme, reth orës 08:30, në zonën e Currilave pranë bregdetit.
Kufoma e gruas së pajetë është pikasur nga një anije peshkimi, peshkatarët që ndodheshin mbi të kanë lajmëruar policinë dhe kanë nxjerrë trupin në bregdet.
Policia kufitare e ka dërguar trupin e gruas në fjalë në portin detar dhe në morg pritet që të bëhet identifikimi dhe mosha e viktimës.
Ende nuk dihen shkaqet që mund të kenë çar në mbytjen e gruas në fjalë.



