Gjendjet i pajetë një i ri në malin e Moravës, dyshohet se është emigrant sirian

Gjendet i pajetë një shtetas i huaj në malin e Moravës. Bëhet fjalë për një djalë, rreth moshës 27 vjeç i dyshuar si shtetas sirian.

Dyshohet se viktima ka ndërruar jetë për shkak të temperaturave të ulëta që kanë pushtuar juglindjen. Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për identifikimin e viktimës.