Gjermania dyfishon huamarrjen për të luftuar pandeminë

Gjermania do të zgjasë dhe ashpërsojë masat e karantinës, duke mbajtur baret, restorantet dhe qendrat e zbavitjeve të mbyllura deri të paktën më 20 Dhjetor.

Gjermania planifikon të dyfishojë huamarrjen që kishte planifikuar për vitin e ardhshëm, që të financojë ndihmat për bizneset gjatë valës së dytë të pandemisë.  Komisioni parlamentar i buxhetit ra dakord për një shifër të borxhit në rreth 180 miliardë euro, që është sasia e dytë më e lartë e huamarrjes neto në historinë e gjermanisë, pas luftës.

Eckhardt Rehberg, anëtar i Kristian Demokratëve të Angela Merkel, tha se borxhi i lartë është i nevojshëm për të kaluar me kujdes pandeminë dhe se duhet bërë përjashtim në frenat e borxhit. Këto frena të borxhit, të ruajtura në kushtetutë, limitojnë emetimin e borxhi të ri, duke kufizuar defiçitin buxhetor federal në 0.35% të ekonomisë. Parlamenti e pezulloi këtë në nisje të pandemisë.

Qeveria e Merkel ka ndërmarrë hapa të jashtëzakonshëm për të ndihmuar kompanitë dhe bizneset e vogla që të kalojnë krizën, duke përdorur miliarda euro që të parandalojë ekonominë nga recesioni. Gjermania do të zgjasë dhe ashpërsojë masat e karantinës, duke mbajtur baret, restorantet dhe qendrat e zbavitjeve të mbyllura deri të paktën më 20 Dhjetor. Qeveria ka thekuar se mbështetja financiare për bizneset e mbyllura do të zgjerohet gjithashtu.

Borxhi i ri i planifikuar prej 179.8 miliardë euro për vitin 2021, është thuajse sa dyfishi i 96 miliardë euro që u vlerësua fillimisht nga Ministri i Financave, Olaf Scholz në Shtator.  Rezerva e fondeve për kostot e pa llogaritura ende për të luftuar pandeminë, u rritën me 20 miliardë euro në 35 miliardë.  Qeveria pret që ekonomia të tkurret me 5.9% në vitin 2020 dhe rimëkëmbet me 4.4% në vitin e ardhshëm. /Scan