Gjermania planifikon të zgjasë karantinën deri më 14 Mars / Shqetëson varianti i ri, pavarësisht rënies së infektimeve

Merkel është përballur me kritika për nisjen e ngadaltë të vaksinës në Gjermani, krahasuar me vende si Britania, Izraeli dhe SHBA.

Gjermania planifikon të zgjasë masat e karantinës për të parandaluar koronavirusin deri në 14 Mars, sipas një marrëveshjeje mes kancelares gjermane Angela Merkel dhe liderëve të 16 shteteve federale.

Numri i infeksioneve të reja ditore në Gjermani ka rënë, duke bërë që liderët rajonalë të kërkojnë një datë për zbutjen e karantinës, por shqetësimet mbi variantet e reja më infektive janë shtuar.  Sipas planit, që mund të ndryshojë gjatë Javës, do të bëhen disa përjashtime nga karantina strikte që ka qenë aktive që prej mesit të Dhjetorit.

Parukeritë do lejohen të rihapen nga data 1 Mars dhe shtetet individuale mund të vendosin mbi rinisjen e shkollave.  Merkel, që ka pasur një qasje më të kujdesur gjatë pandemisë, ka thënë se infermieritë dhe shkollat fillore duhet të kenë prioritet. Njerëzit në Berlin kanë thënë se pavarësisht që masat aktuale i bëjnë të ndihen shumë të kufizuar, ato janë të nevojshme. “Kemi bërë gabime gjatë Krishtlindjeve, kur heqja e masave u reflektua menjëherë”- tha Ron Van Dartel, një kalimtar.

Merkel është përballur me kritika për nisjen e ngadaltë të vaksinës në Gjermani, krahasuar me vende si Britania, Izraeli dhe SHBA. Rreth 2.34 milionë njerëz, apo 2.8% e popullsisë gjermane, kanë marrë dozën e parë dhe mbi 1 milionë, të dytën. /scan