Gjermania rritet në fundin e vitit 2020. Eksportet dhe ndërtimi nxisin ekonominë më të madhe të Europës

Kjo ësthë hera e parë që prej vitit 2011 që Gjermania raporton defçit, si dhe norma e dytë më e madhe që prej ribashkimit të Gjermanisë.

Eksportet e forta dhe aktiviteti i qëndrueshëm i ndërtimit, kanë nxitur ekonominë gjermane në tremujorin e katër 2020, sipas zyrës Federale të Statistikave, që risihkoi në rritje vlerësimin fillestar.

Ekonomia u rrit me 0.3% nga tremujori i kaluar, sipër normës prej 0.1% që u raportua më parë.   Zyra e Statistikave rishikoi gjithashtu shifrën për vitin e plotë 2020, në -4.9%.

Përshtatur ndaj efekteve të kalendarit, ekonomia më e madhe e Europës u tkurr me 5.3% vitin e kaluar, shumë më pak se vendet e tjera europiane, nxitur nga shpenzimet e forta qeveritare.   Rritja e stimujve fiskalë të financuara me borxh, kanë krijuar një defiçit buxhetor prej 139.5 miliardë euro, apo sa 4.2% e PBB në vitin 2020, sipas zyrës së Statistikave.
Kjo ësthë hera e parë që prej vitit 2011 që Gjermania raporton defçit, si dhe norma e dytë më e madhe që prej ribashkimit të Gjermanisë.

Rritja në tremujorin e katërt ndoqi një rimëkëmbje rekord prej 8.5% në të tretin dhe një rënie të jashtëzakonshme prej 9.7% në të dytin, për shkak të efekteve të karantinës së parë gjermane për të ndaluar koronavirusin.  Karantina e dytë, e vendosur në nisje të Nëntorit, ka shkaktuar një rënie në shpenzimet familjare në tremujorin e katërt.

Të ardhurat në dispozicion u rritën lehtë, falë skemës së mbrotjtes së vendeve të punës dhe ndihmave shtetërore për prindërit. Ndërkohë që karantina ndaloi familjet që të shpenzojnë, norma e kursimeve u rrit në 15.7%.

Eksportet u rritën me 4.5% në tremujorin e katërt ndërsa shpenzimet familjare ranë me 3.3%  Tregtia neto kontribuoi me 0.6% tek treguesi përfundimtar, ndërsa aktiviteti i dobët brenda vendit hoqi 0.3%.

Investimet në ndërtim u rritën me 1.8% gjatë tremujorit. Analistët thonë se normat e ulëta të interesit kanë nxitur industrinë e ndërtimit, ndërsa sektori i manifakturës i orientuar tek eksporet ka përfituar nga rritja e porosive nga Kina. /Scan