Gjirokastër, arrestohet 45-vjeçari, drejtonte mjetin…

Një 45-vjeçar është arrestuar në Gjirokastër, pasi drejtonte motorin në gjendje të dehur dhe ka kundërshtuar punonjësin e policisë,

Një 45-vjeçar është arrestuar në Gjirokastër, pasi drejtonte motorin në gjendje të dehur dhe ka kundërshtuar punonjësin e policisë,

Bëhet fjalë për shtetasin R. Dh., 45 vjeç, banues në Gjirokastër.

Shtetasi i mësipërm është konstatuar në lagjen “Dunavat” duke drejtuar motorin në gjendje të dehur, si dhe gjatë shoqërimit për në ambientet e komisariatit ka kundërshtuar punonjësin e policisë së rendit publik, raporton Top Channel.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.