Gjobitet kryeministrja e Norvegjisë, Policia: “Ka thyer rregullat e distancimit kur festoi ditëlindjen me familjen e saj”

Shefi i policisë, Ole Saeverud, tha se gjoba është 20,000 krona norvegjeze, apo 2,352 dollarë amerikanë. 

Policia e Norvegjisë deklaroi se ka gjobitur Kryeministren Erna Solberg për thyerjen e rregullave të distancimit social të Covid-19, kur festoi ditëlindjen e saj.  Shefi i policisë, Ole Saeverud, tha se gjoba është 20,000 krona norvegjeze, apo 2,352 dollarë amerikanë.  Kryeministrja që po shërben mandatin e dytë, kërkoi falje për organzimin e eventit për të festuar 60-vjetorin e sa me 13 anëtarë të familjes, në një resort në mal, në fund të muajit Shkurt, pavarësisht ndalimit nga qeveria të eventeve ku marrin pjesë mbi 10 persona. Solberg shtoi se mendonte që plani i respektonte udhëzimet e koronavirusit.

“Ne planifikuam të përdornim pushimet e dimrit për t’u takuar me familjen në mal dhe për të bërë udhëtime në natyrë.  Më pas planifikuam një darkë në restorantë, gjatë pushimeve, për të qenë së bashku. Menduam se plani respektonte udhëzimet e koronavirusit. Ishte në një restorant i hapur për të gjithë, ku rezervuam 3 tavolina të ndara dhe u ulëm duke respektuar rregullat e distancimit social.  E kam thënë dhe më parë, kërkoj  ndjesë vetëm prej faktit që nuk e kuptuam se kjo, sipas ligjit, ishte një event.”

Policia deklaroi se ndërkohë që nuk ka vendosur gjoba në raste të tilla, kryeministja ka qenë në krye të përpjekjes qeveritare për të vendosur masat anti-covid. “Të gjithë janë të njëjtë përballë ligjit”,- tha shefi i policisë, duke justifikuar gjobën. /scan