8.5 C
Tiranë
E enjte, 9 Dhjetor, 2021

Gjuetia e paligjshme ka dëmtuar rezervat e peshkut në liqenin e Shkodrës

Pas një ekspedite në liqenin e Prespës, drejtues të shoqatës ornitologjike shqiptare shprehen se eksperiencat për menaxhimin dhe ruajtjen e florës dhe faunës do të shërbejnë si manual edhe për liqenin e Shkodrës.

Mbrojtja e botës së egër në liqenin e Shkodrës ka bërë bashkë grupe punë nga Mali i Zi dhe Shqipëria.

Pas një ekspedite në liqenin e Prespës, drejtues të shoqatës ornitologjike shqiptare shprehen se eksperiencat për menaxhimin dhe ruajtjen e florës dhe faunës do të shërbejnë si manual edhe për liqenin e Shkodrës.

Diskutimet në takim nxorën në pah edhe problematikat. Për Euronews Albania drejtori i Parkut nacional të liqenit të Shkodrës në territorin e Malit të Zi Aleksandar Bulatoviç pranon se e njëjta problematike haset edhe në krahun tjetër të liqenit.

“Në terren kemi problemin e kontrolleve dhe mbrojtjes së liqenit të Shkodrës. Konkretisht gjuetinë e paligjshme dhe aktivitete të tjera jo legale. Për këtë arsye duam të rrisim nivelin e bashkëpunimit me theks të veçantë tek policia. Ne si park nacional jemi çdo ditë në shërbim që të përmirësojmë situatën në liqenin e Shkodrës si dhe të ruajmë fondin e peshkut,” – deklaroi Bulatoviç.

Në vëmendje për zhvillimin e parkut të liqenit të Shkodrës është fillimi i projektit ndërlidhës Shkodër-Zogaj-Skije-Vir Pazar.

Për tu Lexuar

Të Fundit

Lajme të Ngjashme