‘Gjuhën e saj e mban gjithmonë jashtë, e keni parë si i kafshon…’, Rama sulmon Kryemadhin: Pupupupu, sa herë që ha ndonjë presje i fut ndonjë të sharë

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar kryetaren e LSI-në Monika Kryemadhi, nga një takim që ka pasur sot me mbështetësit në njësinë numër 5 në Tiranë.

Sipas Ramës një votë në zgjedhje për Monika Kryemadhin, është një votë pro analfabetizmit, ndërsa e akuzon kryetaren e LSI-së për deformimin që i ka bërë gjuhës shqipe.

Në optikën e Ramës, në çdo shenjë pikësimi që mungon, Kryemadhi gjen rastin që të fusë ndonjë të sharë, ndërsa kërkon mbrojtje nga zoti për të gjithë ata që ”hanë karkalecat e Monës”.

“Si mund të gjush te gjashta, larg o Zot, do të thotë të japësh një votë për analfabetizmin funksional, për ta bërë gjuhën shqipe si një aplikacion në I-pod.

E keni parë ju sa herë e kafshon Monika gjuhën shqipe, jo gjuhën e saj jo, se atë e mban gjithë kohës jashtë. E keni parë ju sa herë që e ha gjuhën shqipe, pupupupu, nuk e di, nuk e di. E keni parë ju se çfarë heq kryefjala kur flet Monika, kundrinori bëhet kryefjalë, profesor doktor Monika Kryemadhi, o Zot, sa herë që ha prsjet i fut dhe ndonjë të sharë, bandit, huligan.

Po kur thotë që ne jemi rinia, nuk e di, nuk e di! Zoti i mbrojtë, zoti, zoti i mbrojtë ata që e hanë karkalecin e Monikës, LSI-ja, rinia, , LSI-ja, rinia, , LSI-ja, rinia ou, ou. PS nuk është me e mirë që mund të gjesh në ëndrrën më të bukur, po më të mirë se PS për Shqipërinë nuk ka”, tha Rama.