Gjykata i heq masën e pezullimit Armand Dukës

Gjykata e Tiranës ka hequr masën e pezullimit nga detyra për kreun e FSHF-së Armand Duka.

Masa i është hequr edhe Ilir Shulkut, Sekretar i Përgjithshëm i FSHF-së.

Ata do të hetohen në gjendje të lirë nga Prokuroria e Tiranës për akuzën e “shpërdorimit të detyrës”.about:blank

Në fillim të muajit mars, Duka u zgjodh president i FSHF-së, për një mandate të gjashtë. Duka u rizgjodh me shumicë votash në Asamblenë e Përgjithshme teksa nga 43 votues, fitoi 37 vota.