Gjykata kthen për rigjykim çështjen e Samiri Tahirit

Pritej vendimi final...

Gjykata e Apelit ka kthyer për rigjykim çështjen e Tahirit. Kjo do të thotë se çështja e tij do të gjykohet nga e para.

Vendimi i Apelit zhbën kështu vendimin e shkallës së parë për ish-ministrin dhe e kthen çështjen në Gjykatën e Posaçme, raporton Top Channel.

Gjykata e Posaçme e Apelit nuk e shpalli vendimin e njoftuar më herët , pasi trupa e riformuar me anëtarë, pas shkarkimit të Nure Drenit kishte nevojë për kohë shtesë përpara se t’i bjerë çekanit.

Saimir Tahiri dhe Jaeld Çela kërkojnë pafajësi dhe këmbëngulin hedhjen poshtë të akuzave të SPAK, në një kohë që shkalla e parë i dënoi në 5 vjet burg për shpërdorim detyre. Ish -ministrit ja konvertoi në 3.5 vite shërbim prove.