Gjykata Supreme e Maqedonsë së Veriut konfirmon aktgjykimin për ish-kryeministrin Gruevski

“Me aktgjykimet e sjella Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut i refuzoi kërkesat e shtruara të të gjykuarve, të shtruara personalisht nga ana e tyre dhe përmes mbrojtësve të tyre” , thuhet në njoftimin e Gjykatës Supreme

Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut i konfirmoi aktgjykimet e Gjykatës së Apelit Shkup dhe i refuzoi kërkesat për analizimin e jashtëzakonshëm të aktgjykimit të plotfuqishëm të shtruar nga ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ish-ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankulloska dhe ish-ndihmës ministrit të Punëve të Brendshme, Gjoko Popovski, transmeton Anadolu Agency (AA).

Gjykata Supreme e vendit përmes një deklarate informoi se më 17 shtator 2020, vendosi për çështjet në lidhje me ish-zyrtarët e shtetit. Këto janë raste që janë formuar pas kërkesave të paraqitura për rishikim të jashtëzakonshëm të një vendimi përfundimtar, të paraqitur nga të dënuarit Nikolla Gruevski, Gordana Jankulloska dhe Gjoko Popovski.

“Me aktgjykimet e sjella Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut i refuzoi kërkesat e shtruara të të gjykuarve, të shtruara personalisht nga ana e tyre dhe përmes mbrojtësve të tyre dhe i konfirmoi aktgjykimet e Gjykatës së Apelit Shkup” , thuhet në njoftimin e Gjykatës Supreme.

Për lëndën “Tanku” ish-kryeministri dhe ish-kreu i VMRO-DPMNE-së opozitare, Nikolla Gruevski, u gjykua me dy vite burgim për pranimin e një shpërblimi dhe për ndikim të jashtëligjshëm për furnizimin me një “Mercedes” luksoz, ish-ministrja e Punëve të Brendshme mori dënim me burg në kohëzgjatje prej katër vitesh ndërsa ish-ndihmës ministri në MPB, Gjoko Popovski u dënua me gjashtë vite e gjashtë muaj për keqpërdorimin e pozitës zyrtare dhe autorizimit.

Në nëntor të vitit 2018, ish kryeministri Gruevski njoftoi në rrjetet sociale se i ishte miratuar kërkesa për azil politik në Hungari.Gjykata Supreme e Maqedonsë së Veriut konfirmon aktgjykimin për ish-kryeministrin Gruevski