Gjysëmhëna e Kuqe turke ndihmon 600 sudanezë për operimin e syve

Katarktati shkakton humbje të moderuar të të pamurit të 52.6 milionë njerëzve, 99 për qind e të cilëve jetojnë në vendet në zhvillim

Gjysëmhëna e Kuqe e Turqisë, e njohur lokalisht si Kizilay, po jetëson shpresat e qindra njerëzve në Khartoum, kryeqytetin sudanez, duke i ndihmuar ata që tu nënshtrohen operacioneve të syve, raporton Anadolu Agency (AA).

Në kuadër të një projekti të kirurgjisë kataraktale, organizata turke ka bërë një bashkëpunim me ministrinë sudaneze të Shëndetësisë, duke mbuluar aktualisht shpenzimet për operacionet e 400 pacientëve.

Pas një periudhe të shkurtër, edhe 200 njerëz të tjerë pritet të rikthejnë shikimin e plotë, me çka totali i njerëzve të cilët do të përfshihen në projektin në fjalë do të jetë 600 sosh.

Gjysëmhëna e Kuqe e Turqisë bën të ditur se operacionet do të kryhen në dy spitale në Khartoum, në të njëjtën kohë.

“Këtë herë, në Sudan po realizojmë projektin e kirurgjisë kataraktale, pasi paraprakisht për një kohë të gjatë kemi ofruar këtu mbështetje mjekësore dhe organizimin e ndihmës ushqimore”, deklaroi Ismail Hakki Turunc, nënkryetar i Kizilay.

Abdulmumin Ahmet, 69 vjeç, banor i një fshati afër Khartoumit, është njëri nga përfituesit e këtij projekti.

“Nga shkaku i kataraktit, unë kisha humbur shikimin për disa vite. Nuk kisha para për trajtim mjekësor”, tha Ahmet.

Shifrat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, flasin se katarakat shkaktojnë një të tretën e verbërisë në nivel botëror, që prek rreth 12.6 milionë njerëz.

Katarktat shkaktojnë humbje të moderuar të të pamurit të 52.6 milionë njerëzve, 99 për qind e të cilëve jetojnë në vendet në zhvillim.