Gjysmëhëna e Kuqe Turke shpërndan ndihma në komunën e Sarajit

Me rastin e Ramazanit, Gjysmëhëna e Kuqe Turke ka shpërndarë 100 kuti me ushqime në komunën e Sarajit...

Me rastin e Ramazanit, Gjysmëhëna e Kuqe Turke ka shpërndarë 100 kuti me ushqime në komunën e Sarajit, raporton Anadolia Agency (AA).

Fuat Emin, kreu i ekipit të Gjysmëhënës së Kuqe Turke në Maqedoninë e Veriut, për AA tha se në vend ndodhen në kuadër të aktiviteteve të planifikuara të Gjysmëhënës së Kuqe Turke në vitin 2021.

Duke theksuar se në Maqedoninë e Veriut janë shpërndarë gjithsej 1.500 kuti ushqimore, Emin tha se me shpërndarjen e kutive të ushqimit filluan dje në rajonin e Radovishit dhe se 500 pako janë shpërndarë atje për familjet në nevojë.

“Sot kemi filluar me shpërndarje në rajonin e Sarajit. Këtu do të shpërndajmë 100 kuti ushqimi. Kjo shpërndarje do të vazhdojë nesër dhe ditët e tjera. Nga 1.500 kuti ushqimi që do të shpërndajmë, 1.000 mbështeten nga organizata ‘For Chilndren Smile’. Me kontributin e tyre ndahen kutitë me familjet që kanë nevojë për ndihmë”, tha Emin.

Emin gjithashtu falënderoi organizatat joqeveritare turke nga Maqedonia e Veriut lindore, ‘Merhamet’ dhe ‘Ensar’, për mbështetjen e tyre në shpërndarjen e kutive të ushqimit.