Grabiten të moshuarit në Vermosh, hajdutët aksidentohen

Dy të moshuar janë lidhur e plaçkitur në shtëpinë e tyre në të gdhirë të së enjtes.

Tom Tinaj me bashkëshorten u grabitën në shtëpinë e tyre në Vermosh të Malësisë së Madhe.

Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se grabitësit, pas largimit nga Vermoshi kanë pësuar aksident me automjetin e tyre dhe në fshatin Selcë kanë marrë një automjet tjetër nën kërcënimin e armës duke u drejtuar drejt pikës kufitare të Grabomit.

Aty kanë braktisur automjetin dhe kanë ikur në këmbë në drejtim të Malit te Zi.

Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.