Greqi, Demokracia e Re fituese e zgjedhjeve; Tsipras uron Mitsotakis

Ashtu si edhe sondazhet parazgjedhore që nxirrnin fituese partinë Demokracia e Re në Greqi, edhe Exit Poll-et menjëherë pas përfundimit të procesit të votimit e kanë nxjerrë fituese.

Ashtu si edhe sondazhet parazgjedhore që nxirrnin fituese partinë Demokracia e Re në Greqi, edhe Exit Poll-et menjëherë pas përfundimit të procesit të votimit e kanë nxjerrë fituese.

Greqia zhvilloi sot zgjedhjet e përgjithshme të parakohshme. Opozita konservatore “Demokracia e Re” ka siguruar një fitore të dukshme, ashtu siç edhe parashikohej nga sondazhet, raporton Top Channel.

Tashmë mbetet të shikohet nëse kryeministri i ri, Qiriakos Mitsotakis, do të mund të krijojë i vetëm qeverinë pa nevojën e koalicioneve.

Rezultatet sipas Exit Poll
Demokracia e Re : 38-42% – 155-165 vende në Parlament

SYRIZA : 26,5-30,5% – 75-83 vende në Parlament

Levizja Per Ndryshim (KINAL): 6-8% – 19-22 vende në Parlament

Partia Komuniste Greke (ΚΚΕ): 5-7% – 16-19 vende në Parlament

ΜεΡΑ25 3-5% – 8-14 vende në Parlament

Agimi i Arte 2,8-4,8% – 0-13 vende në Parlament

Zgjidhja Greke 2,5-4,5%- 0-13 vende në Parlament

Kryeministri në detyrë i Greqisë, Alexis Tsipras ka reaguar në një prononcim për mediat, pas mbylljes së procesit zgjedhor dhe pas daljes së sondazheve të para, ku partia e tij renditej e dyta.

Tsipras bëri me dije se kishte telefonuar fituesin e këtyre zgjedhjeve kryetarin e “Demokracisë së Re” Qiriakos Mitsotakis dhe e kishte uruar për fitoren.

Kryeministri në ikje i Greqisë bëri me dije se ditën e nesërme do të kryejë të gjitha veprimet për të dorëzuar detyrën tek kryeministri i ri.

“Pak më parë telefonova kolegun Micotaqis, të cilit i urova fitoren në zgjedhje.Nesër do kryej të gjitha veprimet për të dorëzuar detyrën tek kryeministri i ri Micotaqis që të fillojë menjëherë punën. I kërkoj Demokracisë së Re të mos e marrë pushtetin me revansh por të jetë në interesat më të mira të grekëve”, – u shpreh Tsipras.