Greqi/ Përmbyset anija me 88 emigrantë

Një operacion i gjerë i rojes bregdetare është në zhvillim e sipër 5 milje në veriperëndim të Paros, pranë ishullit Mermigas.

Sipas informacioneve të mediave greke, një varkë me vela me 88 emigrantë është përmbysur.

Menjëherë ka sinjalizuar alarmin dhe për momentin një patrullë e portit, anije dhe varka, po nxitojnë në vendngjarje për të shpëtuar jetë njerëzish.

Hulumtimi përfshin një anije në det të hapur, 4 anije, të Rojes Bregdetare, një helikopter të Marinës, një C130 dhe 9 anije lundruese.

Në vendngjarje ka shkuar edhe njësia e misioneve nëndetëse të Rojës Bregdetare, siç njofton Ministria e Detit.

Deri më tani janë shpëtuar 41 persona.