Greqi, shqiptarët të parët për kërkim të azilit, por vetëm 0.3 për qind e kanë marrë atë

Sipas shifrave te publikuara nga shërbimi i azilit në Greqi (7.6.2013 deri 31.08.2018) Shqipëria renditet në vendin e pestë në mes dhjetë komuniteteve më të mëdha që kanë bërë kërkesë për azil.

Sipas shifrave te publikuara nga shërbimi i azilit në Greqi (7.6.2013 deri 31.08.2018) Shqipëria renditet në vendin e pestë në mes dhjetë komuniteteve më të mëdha që kanë bërë kërkesë për azil por renditet e parafundit në përqindje përsa i përket njohjes dhe marrjes së azilit pas Gjeorgjisë me përqindjen më të ulët me vetëm 0,3%. Përqindjen më të madhe të njohjes së azilit e ka Siria me 99,7%.

Por edhe për pesë muajt e parë të 2018 shqiptarët kanë bërë 544 kërkesa për azil, duke ditur se ky vend e njeh Shqipërinë si vend të sigurte. Në Greqi që nga fillimi i vitit 2018 deri në maj kanë kërkuar azil zyrtarisht 13.583 persona: 7,032 janë sirianët, 1,248 nga Iraku, 1,030 nga Pakistani, 568 nga Afganistani, 544 nga Shqipëria, 518 nga Irani, 257 nga Gjeorgjia, 212 nga Maroku dhe 163 nga Palestina. 1.639 njerëz vijnë edhe nga shtete të tjera. Janë nxjerrë gjithsej 588 vendime, nga të cilat 410 janë refuzuar. Ndërkohë miratuar statusin e refugjatit për 146 njerëzit, 32 njerëz janë bashkuar statusin e mbrojtjes, ndërsa shkalla e njohjes së të drejtave të azilit është 23%/shekulli

Kërkesat për azil të emigranteve shqiptar në Greqi për:

2013 – 419 kërkesa

2014 – 569,

2015 – 1,003

2016 – 1,420