Greqia dhe Turqia, destinacionet kryesore të Europës për pushuesit në Mbretërinë e Bashkuar

Shifrat tregojnë se Greqia dhe Turqia, të cilat mbështeten shumë tek turizmi, do të jenë ndër përfituesit më të mëdhenj, duke llogaritur një përqindje të lartë të rezervimeve nga Britania e Madhe.

Pashkët supozohet të jenë një nga periudhat më të ngarkuara të vitit për linjat ajrore europiane, duke shënuar tradicionalisht fillimin e sezonit të gjatë dhe fitimprurës të verës. Por këtë fundjavë që sapo kaloi qiejt ishin të qetë.

Vala e infeksioneve nga koronavirusi dhe mbylljet e kufijve në të gjithë Europën i kanë vënë në vështirësi linjat ajrore në drejtim të planifikimit të axhendës së fluturimeve verore.

Boris Johnson, Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, ka vendosur të mbështesë një sistem të quajtur “semafor” që do të klasifikojë vendet në varësi të vaksinimeve, shkallës së infektimeve dhe prevalencës së varianteve Covid-19, në momentin kur ai të rihapë kufijtë.

Linjat ajrore kanë raportuar një rritje në numrin e rezervimeve që në momentin që Mbretëria e Bashkuar njoftoi për rihapjen e kufijëve nga mesi i muajit maj. Edhe pse situata vazhdon të jetë ende shumë e paqartë në lidhje me udhëtimet e kësaj vere, të shumtë janë personat që kanë nisur të veçojnë disa prej destinacioneve  që do të hapen, sipas një analize të Financial Times të të dhënave nga Skyscanner, platforma e rezervimit në internet.

Shifrat tregojnë se Greqia dhe Turqia, të cilat mbështeten shumë tek turizmi, do të jenë ndër përfituesit më të mëdhenj, duke llogaritur një përqindje të lartë të rezervimeve nga Britania e Madhe.

Të dhënat tregojnë gjithashtu se linjat ajrore kanë shënuar një rritje në numrin e udhëtarëve që shkojnë për të takuar të afërmit e tyre në të gjithë botën, duke përfshirë këtu edhe destinacione të tilla si Azia e Jugut dhe Pakistani. /Monitor