Greqia drejt pranimit të propozimit të Ramës për Detin

Burimet bëjnë me dije se Rama dhe Mitsotakis kanë rënë dakord se për ligjin e luftës, të drejtat e minoriteteve dhe çëshjte e detit duhet të vijojë puna e dialogut, pasi prej vitesh këto çështje janë kthyer në tema të nxehta të politikës.

Greqia duket se është drejt pranimit të propozimit të kryeministrit Edi Rama për zgjidhjen e çështjes së kufirit detar mes dy vendeve.

Një fakt të tillë e ka konfirmuar kryediplomati grek  Nikos Dendias, i cili është shprehur se ndërmjetësimi nga një palë e tretë ose zgjidhje në gjykatë ndërkombëtare janë mes mundësive që pala greke po shqyrton.

Në darkën e punës në Athinë mes kryeministrit shqiptar dhe homologut grek Mitsotakis janë hedhur në tavolinë të gjitha çështjet e mbetura pezull mes dy shteteve.

Burimet bëjnë me dije se Rama dhe Mitsotakis kanë rënë dakord se për ligjin e luftës, të drejtat e minoriteteve dhe çëshjte e detit duhet të vijojë puna e dialogut, pasi prej vitesh këto çështje janë kthyer në tema të nxehta të politikës.

Edhe pse palët nuk kanë zbuluar detaje të shumta nga takimet, mesa duket dy Kryeministrat kanë reflektuar duke gjetur një rrugë tjetër për të hequr përgjegjësinë politike nga debatet patriotike.

Rama: Shpesh këto marëveshje kthehen në çështje të nxehta në politikën lokale. Unë kam një ide shumë të thjeshtë dhe shpresoj që sa më shpejt të arrijmë dakortësi për të. Të mund të zgjidhim çështjen me ndihmën e të tjerëve, një palë e tretë që na ndihmon miqësisht ose më mirë përmes gjykata ndërkombëtare.Kjo mund të jetë e drejtë objektive dhe nuk mund të përdoret nga patriotët atje dhe këtu.

Për të diskutuar çështjet e tryezës së Athinës, është parashikuar prej ditësh një takim i ministrit të Jashtëm grek.

Pavarësisht se pas darkës së punës, në përshendetjen e fundit mes Rama dhe Mitsotakis, ky i fundit la të nënkuptohet që do të shihen sërish së shpejti në kryeqytetin shqiptar.