Greqia shpërblen me 150 euro qytetarët që vaksinohen

Në Greqi deri në 2 korrik ishin vaksinuar vetëm 62% e banorëve të moshës 50-60 vjeç, megjithëse ka dy muaj që ata kanë mundësi të marrin një orar.

Rruga para klubit “Chelsie” në Athinë është mbushur plot. Sipas rregullit nuk duhet të qëndrosh para klubit që nga koha e pandemisë, por vetëm në ulur në stolat që janë vendosur me distancë ndaj njëri-tjetrit. Klientët e “Chelsie”, të rinj nga mosha 20-30 vjeç duket se e kanë harruar këtë.

Është verë, nxehtë, kohë për party, frika nga virusi nuk është më aq e fortë, ashtu si edhe vullneti për t’u vaksinuar. Në vend të 100.000 vaksinimeve në ditë ritmi i vaksinimit në Greqi ka rënë në 85.000. Prandaj qeveria në Athinë po përpiqet tani të inkurajojë qytetarët për vaksinat duke ofruar shpërblime në para. Nga 15 korriku të gjthë të vaksinuarit nën 26 vjeç do të marrin një shpërblim prej 150 eurosh. Kjo shumë do të jepet me vaksinimin e parë dhe mund të përdoret për bileta fluturimi, udhëtime me anije, për pushime apo për koncerte, transmeton dw. Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis bëri fjalë për një “pasaportë lirie”, nga e cila mund të përfitojnë rreth 940.000 të rinj.

Në Greqi deri në 2 korrik ishin vaksinuar vetëm 62% e banorëve të moshës 50-60 vjeç, megjithëse ka dy muaj që ata kanë mundësi të marrin një orar. Deri më 5 korrik në Greqi ishin vaksinuar plotësisht gati 4 milionë banorë, shumë më pak se pritshmëria në fillim të fushatës së vaksinimit.