Më herët kryeministri postoi një status të dytin brenda pak ditësh,duke thënë se naftëtarët duhet të dalin nga greva që të bisedojmë për të mos i lënë vetëm në këtë hall që as e ka shkaktuar qeveria, as zgjidhet me presion e me ultimatume! Ne nuk kemi shkop magjik, po kemi gjithë vullnetin të lehtësojmë situatën. Me logjikë dhe solidaritet si një familje shkruan kryeministri.
Ndërkohë që gjendja shëndetësore vjen duke u rënduar. Tre prej grave greviste kanë marrë ndihmë mjekësore pas komplikacioneve kardiake dhe hipertensionit.



