Grida Duma sfidon Erion Veliaj: Të heqë dorë nga mandati i Tiranës, të futet në listë.

"Nëse merr 7% të votave në Kavajë e Rrogozhinë, unë…"

Gjatë një takimi me banorët në fshatin Blerim të Kavajës, Drejtuesja politike e Partisë Demokratike në Qarkun e Tiranës, akuzoi kryebashkiakun Veliaj se bën takime të mbyllura për votën. Duma kërkoi nga Veliaj, të heqë dorë nga mandati i Tiranës, e te futet në listat për deputet, ndërsa garantoi se heq dorë nga mandati i saj nëse ai merr në Kavajë dhe në Rrogozhinë 7% të votave.

“T’ju them një gjë që këto ditë e kuptoj se çfarë halli ka kundërshtari. Kundërshtari është vënë në hall të madh. Po ndjehet kudo. Dhe këtej nga Kavaja, nga Rrogozhina ju kanë sjellë këtë mashtruesin e vogël të Tiranës. Nga fiqtë, me miq, nga G99 as me 1% të votova u fut te Partia Socialiste që sot e quajnë Rilindja dhe ndaj më vjen keq dhe për socialistët. Nuk është halli i tyre që ne duhet të qajmë sot, sepse duhet ta qajnë vetë, te shtëpia e vet. Ne kemi gëzimet dhe përparimet tona dhe padyshim fitoren tone. Por, po ju them këtu një gjë që ta ketë të qartë kushdo që do të guxojë të përballet me forcën e të vërtetës dhe fitores sonë më datë 25 prill.

Nëse ai guxon që tenderat, mashtrimet, vjedhjet, që vjen nëpër Kavajë dhe Rrogozhinë dhe bën takime me dyer të mbyllura që në 2019 doli si kandidat i vetëm në Tiranë dhe nuk mori dot as 7% të votuesve në zgjedhje…nëse guxon të shfaqet këtu dhe të bëjë pazare me votën e shqiptarëve, unë po i them qartësisht fare një gjë dhe pastaj do i themi të dytën. Kur t’i vijë radha. Të heqë dorë nga mandati i Tiranës, ta lëjë mandatin e Tiranës, të futet në listë, të konkurrojë dhe të dalë përballë këtu me mua dhe nëse merr ai në Kavajë dhe në Rrogozhinë 7% të votave, ja ku këtu jemi burrash që unë e lë këtë mandat. Nëse merr ai këtu rezultat, ballë-për-ballë se ka vetëm një përballje në politikë: vota, lista, përfaqësimi, llogaridhënia dhe përgjegjësia ndaj njerëzve që u kërkon votën.

Fshehtas, futur nëpër kënde me të fortët gjoja, më të forta se këta, më të fortë se këta burra, nuk janë të fortët e krimit ta harrojnë. Kanë ardhur këtu fshihen dhe mendojnë se do bëjnë intriga duke marrë nga xhepat e shqiptarëve, nga tenderat, duke çuar nëpër portale intrigat dhe mendojnë se do të ndryshojnë rezultatin. Nuk e ndryshojnë dot më rezultatin, po j’ua them që tani nga Kavaja, nga Rrogozhina ne do të çojmë në qendër të Tiranës një spektakël fitoreje. Padiskutim.” tha Duma.

Pjesë nga biseda:
Qytetar: Është sakrificë e madhe të jetosh sot në fshat. Personalisht kam katër fëmijë, gruaja pesë. Pa tokë, asnjë lloj mbështetjeje nga qeveria. Nuk ka pyetur njeri se çfarë halli ke. Vjet kur ishte pandemia kam ndenjur në shtëpi dhe këtu në fshat kanë ardhur katër pako me ushqime, me katër kilogramë me ushqime, nuk e kam zili pse e kanë marrë ata të tjerët se e kanë merituar. Por, nuk më erdhi njeri në shtëpi të më pyeste “Çfarë halli ke?” Mua personalisht më ka humbur shpresa. Pavrësisht se janë mbyllur rrugët, se dhe unë do ta marrë familjen dhe do të largohem. Por, nuk dua ta tradhtojë vendin tim. Ka kosto të lartë edhe ai prodhimi që foli ai zotëria, prapë njerëzit po rezistojnë.

Qytetar: Unë nuk e di pse pushteti ynë i mban drejtoritë e bujqësisë. Kanë të drejtë kanali me pastru? Jo. Kanë të drejt me vadit? Jo. Doktorët që janë për lopët ne i marrim në privat. Shteti i ka vënë, marrin rrogë. Ata tani punojnë vetëm për kabinat e veta si punë farmacie.
Grida Duma: Nuk ka më NIPT. Me kartën tënde të identitetit, ti banon këtu, ke këtë tokë që e punon, ti do marrësh për dynym. Dhe për dynym do t’i kesh, për krerë, do kesh te xhepi yt subvencionin e drejtpërdrejtë.

Qytetar: A kemi një strategji për rininë? Apo t’i themi rinisë edhe ne kur do vijmë, të marrim valixhet si gjithë të tjerët, të largohemi?

Grida Duma: Do hapim 110 mijë vende pune nga të cilat 30% kemi prioritet rininë. Kemi thënë që çiftet e reja, unë nuk e di situatën tënde, a të intereson kjo apo jo, por çiftet e reja nëse marrin kredi për një shtëpi, interesat do paguhen nga shteti. Uroj të jetë edhe ky rasti yt. Ti do thuash s’është akoma! Ndoshta s’është akoma, por për bebet ne themi 30 mijë lekë të vjetra në muaj do t’i paguajmë çdo muaj për pesë vjet që të hiqet një faturë e vogël te çiftet e reja për të sapolindurit.

Whatsapp Image 2021 03 06 At 4.48.39 Pm